
DASHI 21.III - 20.IV
| Bëni mirë të kontrolloni humorin tuaj, sot që Hëna është në pozicion jo të mirë me Gaforren. Duke luajtur me zjarrin në fund rrezikoni të digjeni. Është kjo që do ju ndodh nëse nuk hiqni dorë të talleni me ndjenjat e të tjerëve. Një masazh në kokë, qafë dhe shpatulla do ju bëjë shumë mirë. |
|
|

DEMI 21.IV - 21.V
| Disa cështje që i takojnë shtëpisë kanë nevojë të menjëhershme për një zgjidhje. Këshilla e një eksperti do ju lejojë të reagoni sa më mirë për të sistemuar shumë gjëra. Nuk keni qënë shumë të kujdesshëm në lidhje me kërkesat e partnerit. Kërkoni falje dhe filloni prej këtij momenti të jeni prezentë. |
|
|

BINJAKËT 22.V - 21.VI
| Në fushën familjare, tregohuni të duruar dhe të gatshëm për të plotësuar kërkesat e partnerit. Mos i humbni nga sytë objektivat tuaja, duke ju dedikuar më shumë aktiviteteve që keni për zemër. Ironia dhe humorizmi janë armët më të cmuara që mund të përdorni kur jeni në siklet. |
|
|

GAFORRJA 22.VI - 22.VII
| Bëni mirë të dilni nga shtëpia dhe të takoni njerëz të rinj. Kontakti me të tjerët do ju duhet për të larguar melankolinë e ardhur si pasojë e opozitës të Hënës tek Plutoni. Një dhuratë një lule ose një xhest i vogël do të mjaftojnë për të deklaruar ndjenjat tuaja. |
|
|

LUANI 23.VII - 21.VIII
| Në punë edhe nëse duhet të keni në konsideratë mendimin e personave me influencë bëni mirë të vlerësoni objektivitetin e gjërave. Grinta dhe vendosmëria janë në anën tuaj, por duhet të lodheni akoma për të sistemuar gjërat. Ndjeheni të përfshirë në një marrëdhënie sentimentale të cilës në fillim nuk i keni dhënë shumë rëndësi. |
|
|

VIRGJËRESHA 22.VIII - 23.IX
| Çdo gjë e mirë që do ju vijë sot në punë, e keni fituar në fushën tuaj duke vënë në lojë taktikën tuaj, diplomacinë dhe durimin. Duke bërë projekte se bashku me personin e dashur po bëhet gjithmonë më zbavitëse duke stimuluar fantazinë tuaj. Takime të këndshme për ato që janë vetëm. |
|
|

PESHORJA 24.IX - 23.X
| Besojini intuitës tuaj në vend që të mbështeteni tek një koleg që në vend që të punojë për interesat tuaja, bën të kundërtën. Mos u dekurajoni me qëndrimet jo fort të këndshme të një personi që ju pëlqen. Duke u sjellë kështu do plagosë vetëm ndjenjat e tij. |
|
|

AKREPI 24.X - 22.XI
| Do të hiqni dorë me kënaqësi nga programet tuaja për të ndihmuar një koleg në vështirësi. Kujdesjet e vogla të partnerit ju bëjnë të reflektoni. nuk mund të hiqni dorë lehtësisht nga një raport që ju jep kaq shumë. Shëndeti është mbi gjithcka prandaj impenjohuni për të mbajtur një stil jete korrekte. |
|
|

SHIGJETARI 23.XI - 22.XII
| Do të dini me precision ku të arrini, por duhet të prisni kur të vijë momenti i duhur për të reaguar. Shumë i ndjeshëm nga një admirues mund të harroni që e keni zemrën të impenjuar. Bëni kujdes. Sporti është shumë i mirë, falë edhe mbështetjes së Marsit që vazhdon të ju garantojë energji shumë të mira. |
|
|

BRICJAPI 23.XII - 20.I
| Me Hënën tek Gaforrja në opozitë me Plutonin, do të jeni pak kapricozë dhe të pavendosur përballë zgjedhjeve. Në familje etja juaj për pavarësi mund të sjellë polemika jo të vogla. Bëni mirë të mos humbeni në melankoli dhe nostalgji për dashuritë e kaluara, por kërkoni të përmirësoni të tashmen. |
|
|

UJORI 21.I - 19.II
| Situata për tu mbajtur nën kontroll. Do të jeni të aftë për të sistemuar si duhet disa situata financiare. Në raportin në cift do të jeni të gatshëm për të manifestuar ndjenjat tuaja. Edhe nga ana e partnerit do të keni të njëjtën gjë. |
|
|

PESHQIT 20.II - 20.III
| Do të ulen tensionet në familje falë ndërhyrjes së ekuilibruar të një të afërmi, duke u ndjerë të rrethuar nga dashuria e të dashurve tuaj. Ëmbëlsia dhe mirëkuptimi, këto janë gjërat për të cilat ka nevojë raporti juaj. Përfitoni prej ditës së sotme ku edhe Hëna është në pozicion favorizues. |